15:41 / 03.10.2025
Fillon zbatimi i vendimit të Gjykatës Komerciale për asgjësimin e peshkut
M.M./ RTKlive
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka filluar sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk.
Përmes një njoftimi për medie, AUV bën të ditur se ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë.
“Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680”, thuhet në njoftim.
























