Java e Bibliotekës nis sot me temën “Mes traditës dhe inovacionit"
Sh.G|RTKlive
Nga sot deri më 12 tetor 2025, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon edicionin e 22-të të Javës së Bibliotekës, e cila këtë vit merr karakter ndërkombëtar.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon edicionin e 22-të të Javës së Bibliotekës, që këtë vit merr përmasa ndërkombëtare. Për herë të parë, në këtë ngjarje marrin pjesë ekspertë nga bibliotekat kombëtare e mëdha të rajonit dhe Evropës, duke sjellë përvoja unike përmes prezantimeve mbi praktikat dhe zhvillimet më të reja në fushën e bibliotekarisë.
Pikat kryesore të programit:
Lansimi i rrjetit bibliotekar të Kosovës (48 biblioteka të lidhura në një sistem të unifikuar)
Ekspozita “Trashëgimia orientale në Kosovë” me dorëshkrime dhe botime të rralla nga fondet e Bibliotekës Kombëtare
Sesione shkencore mbi: digjitalizimin, ruajtjen e trashëgimisë, teknologjinë dhe identitetin kulturor, promovimin e leximit, përkthimin e letërsisë shqipe dhe qasjen ndërkombëtare, të drejtën e autorit dhe rolin e bibliotekave
Diskutime mbi Inteligjencën Artificiale dhe bibliotekat, me ekspertë kombëtar
Promovim i katalogut “Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”
Përkujtim për Martin Camajn në 100-vjetorin e lindjes
Program kulturor e letrar me lexime, promovime librash dhe diskutime me shkrimtarë e përkthyes
Shfaqje filmash nga kinematografia kosovare çdo mbrëmje në Bibliotekën Kombëtare
Java e Bibliotekës do të shtrihet edhe në qytete si Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Suharekë, me aktivitete të posaçme për fëmijë, të rinj dhe lexues të apasionuar.























