Nis hartimi i rregullës për transferimin e të burgosurve
BKT
Foto: SHKK
Lajme

Nis hartimi i rregullës për transferimin e të burgosurve

V.Th / RTKLive

Sot është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Rregullës së Brendshme për transferimin e personave të burgosur nga një institucion korrektues në një tjetër.

Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, zyrtarë të lartë të SHKK-së, si dhe përfaqësues dhe ekspertë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, qëllimi i këtij procesi është krijimi i një kornize të qartë dhe efikase për procedurat e transferimit të të burgosurve, në përputhje me standardet ligjore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Punëtoria është zhvilluar me mbështetjen e EULEX-it, që vazhdon të jetë partner në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme