Filharmonia dhe Opera e Kosovës nderojnë Beethovenin
BKT
Kulturë

Filharmonia dhe Opera e Kosovës nderojnë Beethovenin

Sh.G|RTKlive

Sonte, nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, mbahet një koncert i veçantë për të shënuar 255-vjetorin e lindjes së Beethovenit dhe 200-vjetorin e premierës së Simfonisë së 9-të.

Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës, sjellin një program, ku do të interpretohet edhe Fantazia Korale, një tjetër vepër madhështore e të njëjtit kompozitor, duke sjellë brenda një nate dy vepra të jashtëzakonshme të gjeniut klasik.

Nën drejtimin e dirigjentit Toshio Yanagisawa, në Simfoninë e 9-të në rolin e solistëve do të paraqiten: Zana Abazi-Ramadani soprano, Olga Podgornaya-mexosoprano, Denis Skura-tenor, dhe Ivo Yordanov- bariton.

Ndërsa, në Fantazinë Korale, në rolin e solistes në piano prezantohet pianistja e mirënjohur kosovare Lule Elezi, dhe solistët vokal: Elonë Sadiku-soprano, Arta Jashari-soprano, Diellza Sylejmani-alt, Rizah Jahaj-tenor, Etrit Nura-tenor dhe Harris Bajraktari-bas.


MË SHUME NGA Kulturë