Hapen qendrat e votimeve, Radoniqi fton qytetarët të votojnë
BKT
Lajme

Hapen qendrat e votimeve, Radoniqi fton qytetarët të votojnë

RTKlive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Ai ka deklaruar se procesi i votimeve ka filluar mirë. Sipas tij rezultatet preliminare do të dalin në orët e vona.

Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar, Radoniqi bëri thirrje që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar.

Radoniqi iu bëri thirrje edhe subjekteve politike garuese por edhe Këshillave të vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor.

Radoniqi tha se KQZ-ja ka marrë të gjitha masat që të mos përsëriten problemet e ngjashme me ato të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur platforma e publikimit të rezultateve ka pasur pengesa të vazhdueshme.

“Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën, ku presim të dalim me rezultatet preliminare. Gjithashtu, edhe qendrat komunale të numërimit janë të pajisura me të gjitha pajisjet për numërim”, tha Radoniqi.


MË SHUME NGA Lajme