15:29 / 12.10.2025
Prishi rendin dhe qetësinë publike, i shqiptohet gjobë për kundërvajtje
Driton Ramadani| RTK
Në lidhje me informatën në qendrën e votimit në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime, rreth orës 14:30, policia ka shoqëruar një person me inicialet E. M. në stacionin e policisë.
“Pas intervistimit dhe veprimeve të ndërmarra nga policia, prokurori i shtetit ka konstatuar se nuk ka pasur elemente për vepër penale. Personit në fjalë i është shqiptuar tiketë për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policis së Kosovës, për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli























