Festivali `Shliroj Cicat` në edicionin e 5-të
Sh.G|RTKlive
Ermira Murati, drejtoreshë e OJQ-së `CICAT`, ishte e ftuar në programin e mëngjesit, ku në një intervistë të drejtëpërdrejtë foli për edicionin e 5-të të festivalit “Shliroj Cicat”, i cili po mbahet gjatë muajit tetor, muaj kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
“Ky mural paraqet mbështetjen e të gjitha grave që janë të prekura nga kanceri i gjirit. Ka si mesazh mbështetjen që ato duhet ta kenë nga ana e partnerit, pavarësisht hendekeve që ato mund ti kenë”, tha Murati.
Ajo theksoi sfidat me të cilat përballen këto gra: “Është një sfidë që s’do diskutim që është shumë e vështirë dhe grat munden me u përballë edhe me braktisjen e tyre. Natyrisht kjo është dicka që po ndodh.”
Festivali “Shliroj Cicat”, që këtë vit shënon edicionin e pestë, trajton pikërisht këtë temë, luftën e dyfishtë që gratë me kancer të gjirit po përballen.
“Trajtimi po bëhet përmes artit, nesër do të kemi edhe një panel që do të diskutohet edhe për këtë, do të kemi edhe rrëfimin e një gruaje që ka përjetuar një gjë të tillë vet”, përfundoi Murati.























