Premiera e ‘Odiseja e Gëzimit’ në festivalin e Kairos
BKT
Kulturë

Premiera e ‘Odiseja e Gëzimit’ në festivalin e Kairos

Sh.G|RTKlive

Filmi i gjatë artistik “Odiseja e Gëzimit”, me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi, do të ketë premierën botërore në një nga festivalet më prestigjioze ndërkombëtare – Cairo International Film Festival. Ky festival, i cili bën pjesë në mesin e 15 festivaleve të kategorisë “A”, të akredituara nga Federation of Film Producers Associations, do të mbajë edicionin e tij të 46-të nga 12 deri më 21 nëntor 2025.

Në fillim të mijëvjeçarit të ri, Lisi, një djalë 12-vjeçar, babai i të cilit është person i zhdukur nga lufta e Kosovës, i bashkohet një trupe cirku të huaj që udhëton për të sjellë gëzim dhe lumturi fëmijëve të një vendi të shkatërruar nga lufta.

Në këtë film luajnë aktorët: Diar Sadiku, Lucie Fagedet, Frédéric Radepont, Iñaki Lartigue, Tristan Halilaj, Njomëza Fetiu, Meli Qena, Dukë Sllamniku, Edon Rizvanolli, Eli Gashi, Bajram Kafu Kinolli, Milot Hoxha, dhe të tjerë.

“Odiseja e Gëzimit” është një bashkëprodhim Kosovë-Francë, prodhim i Plan Bee Films, në bashkëprodhim me Mon Ballon Production.


MË SHUME NGA Kulturë