Ambasadori i ri gjerman: Kosova, partner i rëndësishëm
BKT
Lajme

Ambasadori i ri gjerman: Kosova, partner i rëndësishëm

E.Hoti/RTKlive

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, është prezantuar për qytetarët e Kosovës përmes një video-mesazhi, ku ka theksuar përkushtimin e vendit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, si dhe në rrugën e saj drejt integrimit europian dhe ndërkombëtar.

“Kosova është një mik i mirë dhe një partner i rëndësishëm. Ne kemi qenë krenarë që e kemi mbështetur Kosovën si një komb të pavarur dhe sovran për një kohë të gjatë. Dua të mbështes integrimin ndërkombëtar të Kosovës, veçanërisht rrugën e saj drejt Bashkimit Europian,” ka deklaruar ambasadori Rudolph.

Ai shtoi se mezi pret të njihet më nga afër me qytetarët dhe kulturën e Kosovës. “Pres me padurim t’ju njoh të gjithëve juve, këtë vend të bukur dhe ushqimin e tij të mrekullueshëm,” u shpreh diplomati gjerman.


MË SHUME NGA Lajme