Trivet prezantohet me ekspozitën “Jehomorfa” në Galerinë Qahili
BKT
Kulturë

Trivet prezantohet me ekspozitën “Jehomorfa” në Galerinë Qahili

Sh.G|RTKlive

Ekspozita me titull “Jehomorfa”, nga Trivet dhe e kuruar nga Mirjana Meçaj, do të hapet sonte në orën 19:00 në hapësirën e Galerisë Qahili në Prishtinë.

“Jehomorfa” është trajtë që lind nga jehona. Ajo nuk është vetëm pasqyrim, por rikthim. Si shenjë e origjinës ajo mbart ritmin e natyrës dhe përthith gjurmët e kohës. Në këtë rrjedhë, njeriu nuk qëndron thjeshtë si spektator. Ai është i endur pas copëzave të kujtesës që nuk ndahen nga toka, uji, drita. Ky është momenti kur ai përkthen kufirin midis së brendshmes.

Jehomorfa është akustika vizuale që nuk ka fillim dhe as fund. Kjo ekspozitë është bërë në bashkëpunim me Diellza Berisha


MË SHUME NGA Kulturë