Po mbahet edicioni i tretë i simpoziumit “Filozofema” në Prishtinë
BKT
Kulturë

Po mbahet edicioni i tretë i simpoziumit “Filozofema” në Prishtinë

Sh.G|RTKlive

Në Prishtinë po mbahet edicioni i tretë i simpoziumit “Filozofema” për filozofi, art dhe teknologji.

Në programin e mëngjesit në RTK përmes një lidhje direkte i ftuar ishte filozofi Ridvan Emini, i cili foli për edicionin e tretë të këtij simpoziumi.

“Shoqata e filozofëve të Kosovës i ka dy aktivitete kryesore dhe i ka dy konferenca në Ditën Botërore të Filozofisë, të cilën e organizon tash 16 vite. Tani jemi në edicionin e tretë të ‘Filozofemës’, pra simpoziumit për filozofi, art dhe teknologji”, tha Emini.

Ai shtoi se në edicionin e këtij viti, dita e djeshme ishte e fokusuar në temat që lidhen me inteligjencën artificiale. “Pra, tema ka qenë rreth pyetjeve për inteligjencën artificiale nga perspektiva të ndryshme, nga folësit dhe panelistët, të cilët nuk janë të gjithë filozofë, por përfshijnë politologë, antropologë dhe të tjerë”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Kulturë