Çeku: Premiera e `María de Buenos Aires` solli emocion me tango e poezi
K. K. / RTKlive
Mbrëmë në Prishtinë u mbajt premiera e veprës “María de Buenos Aires” të Astor Piazzollas, një kombinim unik të tangos argjentinase, poezisë dhe teatrit.
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje theksoi se kjo premierë e veprës “María de Buenos Aires” të Astor Piazzolla-s solli në skenë një përvojë të paharrueshme, ku tangoja, poezia dhe teatri u shkrinë në një emocion të vetëm.
“Nën dirigjimin e mjeshtrit Kushtrim Gashi, me interpretimin e shkëlqyer të Flaka Goranci në rolin kryesor, Rizah Jahaj dhe Alban Goranci, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës, në bashkëpunim me Prishtina International Vocal Festival, sollën në skenë pasionin, energjinë dhe dramatikën e tangos argjentinase", ka shkruar Çeku në Facebook.
Një produksion i guximshëm dhe i realizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm.























