Ferizaj, nis edicioni i dytë i Kolonisë Artistike “Hendifer 2025”
BKT
Kulturë

Ferizaj, nis edicioni i dytë i Kolonisë Artistike “Hendifer 2025”

RTKlive

Ferizaj po shndërrohet në qendër të artit gjithëpërfshirës, teksa Shoqata Hendifer nis edicionin e dytë të Kolonisë Artistike 2025, që bashkon artistë me aftësi të kufizuara nga mbarë Ballkani.

Kjo ngjarje unike, që do të mbahet nga 25 deri më 27 tetor në Nerodime, synon të promovojë artin si urë bashkimi, fuqizimi dhe frymëzimi, duke theksuar se arti nuk njeh kufij apo barriera.

Gjatë ditëve të Kolonisë,  artistët do të krijojnë vepra të reja dhe do të ndajnë përvoja mes tyre, ndërsa punimet e tyre do të ekspozohen më 27 tetor, në ora 18:00, në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Shoqata Hendifer ka ftuar mediat dhe gazetarët të ndjekin këtë ngjarje, për të sjellë historitë frymëzuese të artistëve që, përmes artit, po ndryshojnë mënyrën se si shoqëria i sheh aftësitë dhe kufizimet.


MË SHUME NGA Kulturë