Në Teatrin ODA u shfaq ‘Nën hijen e një peme u ula dhe qava’
K. K. / RTKlive
Mbrëmë në Teatrin ODA në Prishtinë u dha shfaqja “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, një produksion që sjell një rrëfim të ndjeshëm për pajtimin dhe fuqinë e artit për të ndërtuar ura midis kulturave dhe historive të ndryshme.
Në këtë ngjarje mori pjesë Ministri i Kulturës në detyrë, Hajrulla Çeku, i cili e cilësoi shfaqjen si një vepër që “tejkalon kufijtë gjeografikë për të ndërtuar ura përmes artit”.
Tutje ai theksoi se ky është një shembull se si teatri mund të shërbejë si platformë për dialog, kujtesë dhe ndërtim shoqëror.
“Shfaqja na fton të reflektojmë mbi faljen, drejtësinë dhe shpresën në kohë të trazuar”, ka shkruar Çeku në Facebook, duke përgëzuar ekipin e jashtëzakonshëm të realizimit për përkushtimin dhe thellësinë e mesazhit.























