Kadrijaj: Saga e izolimit të vendit ka përfunduar
E.H/RTKlive
Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, ka thënë se sot u vu në dukje fundi i Qeverisë Kurti 3, pasi "Albin Kurti nuk kishte votat e mjaftueshme për të siguruar mbështetje të plotë".
"Kryeministri Kurti gjatë fjalimit të tij u shfaq më i butë dhe i përmbajtur, duke folur për punët e kryera nga qeveria pa dashur të thotë se e ka sanksionuar vendin”, tha Kadrijaj.
Ajo tha se Kurti gjithashtu ka pranuar marrëveshjen për Asociacionin dhe aneksin e saj. “Sot e pranoi se ai e ka pranuar marrëveshjen e Asociacionit madje edhe aneksin e marrëveshjes”, tha Kadriaj .
Sipas saj, vendi tani ka dy opsione ose një qeveri të re nga partitë ish-opozitare, ose zgjedhje të reja.
“Kjo sagë dhe izolimi i vendit nuk do të vazhdojë,” ka theksuar deputetja e AAK-së.























