Edhe Bayern Munich pas Fisnik Asllanit
F.B/RTKLive
Pas Barcelonës, është Bayern Munich një tjetër klub i madh evropian që është futur në garë për sulmuesin kosovar të Hoffenheimit, Fisnik Asllanin.
Pas humbjes së Justin Ëoltemade, i cili përfundoi te Neëcastle, gjiganti gjerman ka identifikuar një alternativë të re për repartin ofensiv.
Sipas “Sky Sports DE”, bavarezët i kanë vënë syrin sulmuesit kosovar.
22-vjeçari po kalon një sezon mbresëlënës me Hoffenheimin, ku në nëntë ndeshje zyrtare ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asiste.
Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, ndër to edhe Bayernit, që e sheh si një zëvendësues potencial të Harry Kane.
Asllani, i cili ka luajtur 10 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës duke shënuar 2 gola, ishte në qendër të vëmendjes edhe sezonin e kaluar gjatë huazimit te Elversberg, ku regjistroi 19 gola dhe 10 asiste në 39 paraqitje.
Megjithatë, Bayern nuk do ta ketë të lehtë, pasi në garë për sulmuesin është futur edhe Barcelona, klub që pëlqehet shumë nga vetë lojtari.
Një gjë duket e sigurt, në verë, Fisnik Asllani pritet të largohet nga Hoffenheim për të bërë hapin e madh në karrierën e tij.























