Ekspozita “Të fala Shoqërore” rikthen kujtesën përmes trashëgimisë artistik
Sh.G|RTKlive
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës po qëndron e hapur ekspozita “Të fala Shoqërore”, e cila sjell në vëmendje krijimtarinë dhe trashëgiminë artistike të autorëve që kanë lënë gjurmë në historinë e artit vendor.
“Ekspozita ‘Të fala Shoqërore’ fokusohet në dekadën e parë të themelimit të Galerisë Kombëtare, dmth periudha 1979–89, një periudhë e cila koencidon po ashtu me rënjën e Jugosllavisë, duke vazhduar më pasë me vitet e ’90 që ka qenë një fazë shumë e vështirë për zhvillimin kulturor, shoqëror dhe gjithçka për shkak të situatës politike në vend gjatë asaj kohe,” tha Hana Halilaj në një intervistës në programin e mëngjesit në RTK.
Dorëshkrime, letra arkivore dhe letra arti të përzgjedhura janë vetëm disa prej dëshmive që e karakterizojnë ekspozitën, e cila synon të rikthejë kujtesën kolektive përmes trashëgimisë artistike.
Ekspozita “Të fala Shoqërore” mbetet e hapur për publikun në Galerinë Kombëtare të Kosovës, duke ofruar mundësinë për të reflektuar mbi periudha të rëndësishme të historisë së artit vendor.























