Mediet italiane i japin jehonë debutimit të BKK-së në Venecia
BKT
Kulturë

Mediet italiane i japin jehonë debutimit të BKK-së në Venecia

K. K. / RTKlive

Baleti Kombëtar i Kosovës ka bërë me dije se mediet e shkruara në Itali tashmë i kanë dhënë jehonë paraqitjes për herë të parë të këtij institucioni në Venecia.

“Shfaqja ‘Carmina Burana’c me koreografi nga Toni Candeloro, do të ngjitet në skenën prestigjioze të Teatrit ‘Malibran’ më 29 nëntor, në kuadër të festivalit ‘VeneziainDanza 2025’”, thuhet në njoftimin e Baletit Kombëtar të Kosovës.

Tutje theksohet se pas këtij prezantimi të rëndësishëm në Venecia, Baleti Kombëtar i Kosovës do të udhëtojë për në Potenza, ku do të paraqitet me të njëjtën shfaqje më 1 dhjetor, duke vazhduar kështu suksesin ndërkombëtar të trupës.


MË SHUME NGA Kulturë