ReMusica 2025: Koncerte në Prizren dhe Prishtinë
BKT
Kulturë

ReMusica 2025: Koncerte në Prizren dhe Prishtinë

Sh.G|RTKlive

Në ditën e tretë të edicionit të 24-të të festivalit ReMusica, sot në hapësirat e Autostrada Biennale Hangar në Prizren do të zhvillohen disa aktivitete, përfshirë katër koncerte dhe një diskutim.

Programi nis me ReMusica Junior – dy koncerte për fëmijë me kuartetin e klarinetëve nga Amsterdami dhe koncertin “Bota e Tingujve”, për të vazhduar me koncertin akusmatik me Julien Guillamat , diskutim dhe një koncert xhepi me artistët rezidentë Zefiro Torna dhe Agona Shporta.

Mbrëmja do të kulmojë në Prishtinë, me koncertin e dyfishtë të LELEU Brothers – Romain Leleu dhe Thomas Leleu si dhe Orkestrës Harkore të Filharmonisë së Kosovës, i cili do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, në orën 19:00


MË SHUME NGA Kulturë