10:54 / 30.10.2025
‘Mbamendja përmes Ngjyrës’, Gemb Xërxa vjen me ekspozitë personale
Sh.G|RTKlive
Më 31 tetor, në ora 19:00, Galeria Qahili prezanton ekspozitën “Mbamendja përmes Ngjyrës” të Gemb Xërxës, nën kurimin e Nita Qahil-it.
Me anë të kësaj ekspozite Gembi prezenton të gjitha ciklet e tij të krijuara nga fillimi i kyqjes së tij në botën e artit. Ajo që e karakterizon punën e tij janë ngjyrat, të cilat përpunohen, dhe shpërndahen në sipërfaqe të pëlhurës duke trajtuar tema të ndryshme shoqërore.
Gemb Xërxa ndër vite ka hapur ekspozita personale, dhe ka qenë pjesëmarrës në një numër të ekspozitave kolektive në vend dhe rajon.
Ekspozita do të jetë e hapur deri me 20 nëntor 2025. Kjo eskpozitë mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit























