Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” rifunksionalizohet për aktivitete
BKT
Kulturë

Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” rifunksionalizohet për aktivitete

RTKlive

Komuna e Prishtinës njofton se ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” është tashmë e hapur për aktivitete afatshkurtra kulturore dhe komunitare. Falë bashkëpunimit me komunitetin lokal, hapësira po riaktivizohet dhe vihet në funksion për ngjarje të përbashkëta.

Deri më 31 korrik 2026 biblioteka do të jetë sërish e hapur për aktivitete afatshkurtra kulturore dhe komunitare. Aplikimet do të vlerësohen çdo dy javë, sipas renditjes së pranimit.

Aplikimet pranohen në çdo kohë.

Komisioni vlerësues, me dy përfaqësues nga shoqëria civile (të përzgjedhur nga PART) dhe Komuna e Prishtinës mblidhet çdo dy javë.


MË SHUME NGA Kulturë