Në Galeria ‘Qahili’ hap ekspozitën e artistit Gemb Xërxa
Sh.G|RTKlive
Sonte, në ora 19:00, në Galerinë Qahili hapet ekspozita “Mbamendja përmes Ngjyrës” e artistit Gemb Xërxa. Ekspozita sjell për publikun rreth 30 punime të reja të artistit, të ndara në gjashtë cikle krijuese.
Në një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm në programin e mëngjesit në RTK, Xërxa foli për ekspozitën dhe procesin e tij krijues.
“Në këtë ekspozitë janë të prezantuara rreth 30 punime, të ndara në gjashtë cikle. Kam përzgjedhur punën më të mirë për ta prezantuar këtu. Këto janë punime të reja që i kam realizuar gjatë vitit 2025 dhe i përkasin ciklit ‘Tokë e Qjell’. Ciklet e mia fillojnë me ‘Kryengritjen’, më pas ‘Objektet’, ‘Lëvizjet’, ‘Kaosin’ që i shkatërron këto tri, për të ndërtuar ‘Tokë e Qjell’ dhe përmbyllen me ‘Marsin’, që simbolizon largimin e Tokës drejt Marsit”, shpjegoi artisti.
Ekspozita “Mbamendja përmes Ngjyrës” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 20 nëntor 2025, në ambientet e Galerisë Qahili në Prishtinë.
Ky projekt artistik mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.























