`Anatomia e një çasti` e spanjollit Cercas, në shqip nga Bashkim Shehu
BKT
Kulturë

`Anatomia e një çasti` e spanjollit Cercas, në shqip nga Bashkim Shehu

atsh

“Anatomia e një çasti”, një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore spanjolle u prezantua sot për publikun shqiptar, në librarinë Babel në Shqipëri.

Libri i shkrimtarit Javier Cercas, ka ardhur në shqip me përkthimin e Bashkim Shehut duke sjellë për lexuesin shqiptar një rrëfim që ndërthur historinë, politikën dhe analizën e vetvetes.

“Anatomia e një çasti” është një libër që analizon grushtin e dështuar të shtetit të 23 shkurtit 1981, në Spanjë. Ai fokusohet në momentin vendimtar në të cilin nënkoloneli Antonio Tejero sulmoi Kongresin, por nga kjo ngjarje e tutje, ai eksploron sfondin dhe pasojat e ngjarjeve. Cercas rikthen në vëmendje një moment kyç në tranzicionin demokratik të vendit, duke e kthyer atë në një metaforë universale për guximin, pushtetin dhe përgjegjësinë.

Në prezantimin e librit ishte i pranishëm përkthyesi, Bashkim Shehu, botuesja Dudaj, Preç Zohaj dhe Artan Puto. Ky promovim vjen në kuadër të Javës së Kulturës Spanjolle, e cila nisi sot dhe do të vijojë deri më 7 nëntor.


MË SHUME NGA Kulturë