13:07 / 10.11.2025
Të mërkurën nis Panairi i 28-të i Librit në Shqipëri
K. K. / RTKlive
Panairi i 28-të i Librit në Shqipëri do të nisë më 12 nëntor (e mërkurë) dhe do të zgjasë deri më 16 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në një postim në Facebook, Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka bërë me dije se janë gati për Panairin e 28-të të Librit.
“Nga dita e mërkurë, dt. 12, deri ditën e diel, dt. 16 nëntor, na gjeni këtu, në Pallatin e Kongreseve. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftim.























