Ervina Halili promovon romanin ‘Mali i qumështit’ në Tiranë
K. K. / RTKlive
Autorja Ervina Halili do të promovojë librin me titull “Mali i qumështit” nga Shtëpia Botuese Onufri të premten më 14 nëntor, në orën 12:00, në Panairin e Librit, stenda Onufri, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në këtë aktivitet, autorja do të zhvillojë një bisedë me Andreas Dushin, ku do të flitet për rrëfimin poetik dhe tematikat që trajton romani.
Romani “Mali i qumështit” është një rrëfim me kujtime nga ngjarje të vërteta nga jeta jashtëletrare.
Ervina Halili, e lindur në Prishtinë, është një nga zërat më të spikatur letrarë të kohës sonë. Vepra e saj pasqyron thellësi emocionale dhe lidhje unike me historinë dhe shoqërinë. Me romanin “Mali i qumështit”, ajo sjell një narrativë të re që eksploron tema si kujtesa, identiteti dhe rrëfimi vizual.























