David Szalay fiton çmimin “Booker 2025” për romanin “Flesh”
Dardan Ramabaja /RTK
David Solloi fitoi çmimin "Booker 2025", për romanin e tij të gjashtë "Flesh", duke u bërë autori i parë hungarezo-britanik që merr këtë çmim.
Autori britanik-hungarez David Szalay ka fituar çmimin “Booker” këtë vit për romanin “Flesh”, të cilin juria e përshkroi si "të jashtëzakonshëm" dhe "një libër shumë të veçantë".
“Flesh” tregon historinë e një burri joshës, enigmatik dhe të shkëputur emocionalisht, i cili përshkohet nëpër faza të ndryshme të jetës së tij, nga një kompleks banimi hungarez, në botën e ultra të pasurve në Londër.
"Ajo që na pëlqeu veçanërisht te ‘Flesh’ ishte veçantia e tij. Nuk është si asnjë libër tjetër", ka deklaruar kreu i jurisë, autori Roddy Doyle, duke shtuar se "është një libër i errët, por të gjithë e lexuam me kënaqësi".
Aktorja Sarah Jessica Parker ishte në jurinë e “Booker”-it.
“Flesh” është mbështetur nga Dua Lipa dhe Stormzy.
Autori i librit ka deklaruar se ndihej "pak i hutuar" pasi fitoi çmimin dhe do t'i duhet kohë për t’u "mësuar me këtë lajm".
"E kisha bindur shumë veten se nuk do të fitoja, që ta kaloja mbrëmjen pa shumë stres, por tani duhet pak kohë në kokën time për t’u mësuar me këtë lajm që, sigurisht, është fantastik", ka deklaruar Szalay.
Edhe këngëtarja Dua Lipa e përshkroi librin si një "lexim i tensionuar dhe tërheqës" kur e zgjodhi për klubin e saj të librit muajin e kaluar.
“Flesh” ka marrë vlerësime entuziaste në të gjitha aspektet.
“The Guardian” e quajti atë një "portret i shkëlqyer i një burri" dhe një "eksplorim emocionues i asaj që do të thotë të jesh gjallë", ndërsa “Sunday Times” e vlerësoi mënyrën se si Szalay përdor "vetëm një personazh, Istvan, për të treguar tri faza të njeriut modern".























