Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së, në Strasburg të Francës
BKT
Lajme

Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së, në Strasburg të Francës

RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në mbështetje të protestës së paralajmëruar të 16 nëntorit, që do të zhvillohet në Strasburg të Francës kundër padrejtësisë ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Përjetë UÇK. Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.

Protesta në Strasburg do të mbahet këtë të diel në orën 13:00, afër selisë së Këshillit të Evropës. Protesta në përkrahje të krerëve të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë është mbajtur edhe në Prishtinë e Tiranë.


MË SHUME NGA Lajme