Behrami: Financimi i RTK-së duhet të jetë i qëndrueshëm
BKT
Lajme

Behrami: Financimi i RTK-së duhet të jetë i qëndrueshëm

M.M./ RTKlive

Artan Behrami, deputet  nga radhët e PDK-së në RTKPrime ka folur edhe për RTK-në, për gjendjen financiare të këtij transmetuesi publik. RTK meriton një zgjidhje afatgjate dhe kjo zgjidhje është zgjidhje evropiane”, tha ai.

Duke folur për gjendjen në RTK, Behrami tha se për financimin e transmetuesin publik ka pasur zgjidhje.

“RTK meriton një zgjidhje afatgjate dhe kjo zgjidhje është zgjidhje evropiane”, tha Behranmi, duke marrë si shembull financimin e transmetuesit publik në Austri,  ku bëhet financimi drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Ai tha se ka precedentë kur qeveritë në detyrë e jashtë detyre kanë krijuar buxhet për RTK-në.

“RTK duhet të trajtohet krejt ndryshe nga qeveria dhe nga partitë tjera politike”, tha Behrami, teksa shtoi se ky institucion ka pasur besueshmëri të lartë nga publiku dhe kjo besueshmëri është edhe interes nacional.

“Me dëshirë e shoh atë ditë kur do të ulemi në Parlament dhe të gjejmë një zgjidhje afatgjate për RTK-në”, tha Behrami.


MË SHUME NGA Lajme