14:18 / 19.11.2025
Limaj: Po përmbysen praktikat parlamentare në vend
M.M./ RTKlive
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, para seancës së Kuvendit të Kosovës, tha se është një tentim për të përmbysur praktikat parlamentare të ndërtuara, tanimë, të konsoliduara në demokracinë e re të Kosovës.
“Kjo, sot, fatkeqësisht s’ka qenë dashur t’i ndodhë demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Nuk ka seancë parlamentare për komisione e buxhet, paradite, e pasdite të zgjidhet qeveria”, nënvizoi Limaj.
Ai shtoi se rregullat janë ndryshe. Së pari formohet qeveria e pastaj parlamenti fillon punën përmes komisioneve etj.























