Hamza: SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës
BKT
Lajme

Hamza: SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës

V.Th / RTKLive

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka filluar angazhimin e tij politik me një takim me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, duke theksuar se Amerika mbetet aleati kryesor strategjik i vendit.

Në një postin në "Facebook", Hamza ka deklaruar se PDK-ja do të vazhdojë qasjen konstruktive përmes dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik.

Ai ka sqaruar se vijat e kuqe të partisë mbeten Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, duke theksuar se çdo veprim që i cenon ato është i papranueshëm. Për këtë arsye, Hamza njoftoi se PDK-ja nuk mori pjesë në seancën e parë të Kuvendit.

Sipas tij, zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza politike. Hamza ka vlerësuar lart mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi, duke theksuar se Kosovës i nevojiten stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe aleatët e saj strategjikë.


MË SHUME NGA Lajme