Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite
BKT
Kulturë

Restaurohet banesa Fico, ndër shtëpitë më të bukura gjirokastrite

atsh

Në banesën Fico, një prej objekteve më piktoreske të Gjirokastrës, ka përfunduar fazën e ndërhyrjeve emergjente të restaurimit, duke respektuar plotësisht vlerat historike të objektit dhe duke ruajtur origjinalitetin e tij, pa cenuar integritetin arkitektonik.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, shpërndau në rrjetet sociale, pamje nga banesa karakteristike e restauruar.

Banesa Fico është Monument Kulture, Kategoria I dhe një nga objektet më të bukura në zonën muzeale të Gjirokastrës. Ndryshe nga objektet e tjera që kanë stil oriental, banesa Fico ka një stil të vetin, e rallë për banesat karakteristike të jugut të vendit.

Në qarkun e Gjirokastrës po realizohen një sërë projektesh restaurimi me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore, mes te cilave ura dhe kisha.

Specialistët janë shprehur se duke mbrojtur trashëgiminë kulturore, rritet edhe tërheqja turistike si dhe kontribuohet në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone. 


MË SHUME NGA Kulturë