Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar
BKT
Foto: Ilustrim
Lajme

Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar

RTKlive

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës që ishte duke punuar dhe një tjetër është lënduar.

Rreth orës 17:00, Policia e Kosovës thotë se ka pranuar informacionin se dy persona janë lënduar gjatë punimeve në rrugën "Faruk Rama", në Prishtinë. "Si pasojë e lëndimeve të marra, njëri nga punëtorët ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipi i mjekëve emergjentë".

Bëhet e ditur se personi i dytë i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar se policia, në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.


MË SHUME NGA Lajme