Hapet konkursi i poezisë ‘KultStrofa’
BKT
Kulturë

Hapet konkursi i poezisë ‘KultStrofa’

Sh.G|RTKlive

Është hapur konkursi mbarëkombëtar i poezisë “KultStrofa”, i cili këtë vit shënon edicionin e tetë dhe organizohet nga gazeta online “KultPlus”.

Drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti, njoftoi se përgatitjet për edicionin e ri po finalizohen dhe ceremonia do të mbahet në dhjetor. Ajo theksoi se interesimi i madh i poetëve rrit përgjegjësinë për organizim sa më profesional, ndërsa bëri të ditur se përbërja e jurisë do të bëhet publike së shpejti.

Konkursi është i hapur për të gjithë dhe secili kandidat mund të aplikojë me vetëm një poezi të pabotuar, duke e dërguar në adresën [email protected]

Juria do të përzgjedhë dhjetë finalistë që do të marrin pjesë në ceremoninë kryesore, ku do të ndahen tre çmimet kryesore. Afati i aplikimit është deri me 3 dhjetor.

KultStrofa, që tradicionalisht mbështetet nga Ministria e Kulturës, ka shpërblyer ndër vite poetë si Ragip Sylaj, Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami Atashi, Zhaneta Barxhaj, Rudina Çupi dhe Kaltrinë Uka.


MË SHUME NGA Kulturë