Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të shënojë 81-vjetorin e themelimit
BKT
Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të shënojë 81-vjetorin e themelimit

Sh.G|RTKlive

Biblioteka Kombëtare e Kosovës me rastin e 81-vjetorit të themelimit do të organizojë “Ditën e Bibliotekës”.

Ngjarja do të organizohet më 25 nëntor, në Hollin e Bibliotekës, duke filluar nga ora 17:00.

Në ftesën e dërguar për media, bëhet e ditur se me këtë rast do të bëhet implementimi i Rrjetit Bibliotekar të Kosovës, dorëzimi i çmimit “Pjetër Bogdani”, ndarja e mirënjohjeve, projekti i digjitalizimit dhe hapja e ekspozitës “Nga dorëshkrimi te digjitalja”.


MË SHUME NGA Kulturë