Shfaqja “ELI” sjell magji dhe emocion për fëmijët e Bujanocit
BKT
Kulturë

Shfaqja “ELI” sjell magji dhe emocion për fëmijët e Bujanocit

RTKlive

Shfaqja për fëmijë “ELI” u prezantua me shumë sukses në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, duke sjellë një atmosferë plot ngjyra, energji dhe momente të paharrueshme për dhjetëra fëmijë që mbushën sallën.

Sipas njoftimit të Enkel Rexhepit, kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës, përformanca, e cila u prit me entuziazëm dhe duartrokitje nga të vegjlit, solli një histori të ngrohtë dhe të mbushur me emocione, duke e kthyer skenën në një hapësirë magjike dhe plot jetë.

Shfaqja u zhvillua në kuadër të programit kulturor “NëntorLuginë”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Organizatorët e cilësuan pjesëmarrjen e madhe si dëshmi të qartë se arti dhe kultura mbeten të mirëpritur dhe të domosdoshëm për komunitetin e Luginës së Preshevës”, konsideron Rexhepi.


MË SHUME NGA Kulturë