Komuna e Skenderajt organizon festivalin folklorik gjithëkombëtar
BKT
Kulturë

Komuna e Skenderajt organizon festivalin folklorik gjithëkombëtar

RTKlive

Komuna Skenderaj, ka njoftuar se edhe këtë vit organizon aktivitetin kulturor: Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2025”, që këtë vit është edicioni i 20 jubilar, ku për tri net më radhë (26, 27 dhe 28 nëntor), në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, e ku do të marrin pjesë rapsodë, këngëtarë e grupe folklorike, në garën për çmimet kryesore të festivalit.

“Ky aktivitet organizohet për nder të 28 Nëntorit, një datë historike e popullit shqiptar, kurse figurë kryesore e festivalit është heroi ynë kombëtar, Hamëz Jashari”, njofton Komuna Skenderajt.


MË SHUME NGA Kulturë