Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka përballuar sfida të mëdha gjatë 81 viteve
BKT
Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka përballuar sfida të mëdha gjatë 81 viteve

Sh.G|RTKlive

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, në një intervistë për programin e mëngjesit në RTK, ka folur për historikun dhe sfidat e institucionit në shënimin e 81-vjetorit të saj.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, theksoi rrugëtimin e gjatë të bibliotekës, duke vënë në pah periudhat e vështira që ka kaluar.

“81 vjet të institucionit më të lartë të librit në Kosovë nuk janë pak, duke marrë parasysh që edhe kjo bibliotekë, ashtu si edhe shoqëria jonë, ka kaluar nëpër faza të ndryshme tranzitore, ka kaluar nëpër tronditje të mëdha shoqërore. Në historikun e saj, biblioteka është mbyllur, puna është ndërprerë, por prapë sot qëndrojmë këtu, me gjithë sakrificën dhe pengesat që ka hasur kjo bibliotekë gjatë kohës”, ka theksuar Rogova Gaxha.

Ajo kujtoi edhe momentet më të rëndësishme të këtij institucioni, duke nisur nga fillimi i tij në Prizren e deri te ndërtimi i godinës aktuale.

“Vitet më të rëndësishme natyrisht janë ato të themelimit të saj, fillimisht në qytetin e Prizrenit, pastaj ndërtimi i kësaj godine madhështore, që është një kryevepër arkitekturore. Moment tjetër i rëndësishëm është edhe rikthimi i saj në funksion pas luftës, me gjithë problemet e saj, e shumë momente të tjera”, u shpreh Rogova Gaxha.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:


MË SHUME NGA Kulturë