13:33 / 25.11.2025
‘Moisiu’ bën bashkë në Prishtinë shfaqjet më të mira nga rajoni
Sh.G. / RTKlive
Prishtina është kthyer në qendrën teatrale të rajonit nëpërmjet edicionit të tretë të festivalit “Moisiu”.
Në Amfiteatrin dhe Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë po paraqiten disa prej trupave më të njohura teatrale nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Presheva.
Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU”, si platformë bashkimi dhe bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë, sjell çdo ditë nga ora 19:00 dhe 20:30 shfaqje të ndryshme që pasqyrojnë larminë, energjinë dhe profesionalizmin e skenës sonë teatrore.
Në kuadër të festivalit, po zhvillohen edhe bashkëbisedime me studiues, regjisorë e kritikë teatral, që pasurojnë më tej këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.
Ky festival është përkrahur nga MKRS.























