Adelina Ismaili drithëroi skenën, pranoi mirënjohje nga Osmani
BKT
Kulturë

Adelina Ismaili drithëroi skenën, pranoi mirënjohje nga Osmani

RTK

Adelina Ismaili në nder të 40-vjetorit të karrierës së saj muzikore ka organizuar koncertin solistik “XLAI Show”.

Duke qenë një nga emrat që ka rrugëtuar gjatë me këngën dhe ka revolucionuar muzikën e thyer tabutë, Ismaili ka bërë bashkë dhjetëra këngë të repertorit të saj për t’i sjellë para publikut në Prishtinë.

Përndryshe ajo pranoi edhe Mirënjohjen Presidenciale nga presidentja Vjosa Osmani, në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në muzikën shqiptare ndër vite.

“Sajzeza”, “Kanagjegji”, “Do të bëhemi milioner” qenë veç disa nga këngët e saja me të cilat drithëroi skenën.

RTK është sponsori medial i ngjarjes dhe do ta sjellë koncertin si të plotë për shikuesit e transmetuesit publik.


MË SHUME NGA Kulturë