Në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj vendoset obelisku UÇK
BKT
Foto: Arlinda Sejda|RTK
Lajme

Në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj vendoset obelisku UÇK

V.S|RTKlive

Në sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj për nder të festave të nëntorit është u zbulua obelisku me tre tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura ,tha se sheshit “Adem Jashari”, po i vendosin edhe një vepër artistike, i cili do të qëndrojë më krenari si vula e UÇK-së.

“Sheshit “Adem Jashari” po i vendosin edhe një vepër artistike e cila thotë shumë,  e që është pjesë e historisë tonë dhe do të qëndrojë këtu me krenari si vula e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës”, deklaroi gjatë kësaj ceremonie Nura.

Ai ka falënderuar kreatorin e veprës e gjithë ata që tha se kanë kontribuuar që sheshi të pasurohet me këtë vepër, që sipas tij, do të jetë pjesë e historisë për brezat e rinj.


MË SHUME NGA Lajme