21:52 / 28.11.2025
Osmani: Begaj na mblodhi nën flamurin kuq e zi (FOTO)
M.P. / RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë fotografi nga mbrëmja presidenciale dedikuar 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Ajo ka thënë se presidenti shqiptar, Bajram Begaj i mblodhi personalitete të ndryshme “nën flamurin kuq e zi”.
“28 Nëntori na kujton se çdo gur i kësaj toke është lagur me gjakun e heronjve tanë, ndaj çdo hap që hedhim sot është amaneti i tyre për më shumë integrim, afrim dhe ndërveprim”, ka shkruar Osmani.























