Selmani kalon në finale të Botërorit të Kairos
BKT
Sport

Selmani kalon në finale të Botërorit të Kairos

Uran Krasniqi/RTKLive

Islam Selmani e ka siguruar finalen në Kampionatin Botëror të Karatesë në Kairo.

Kjo pasi në gjysmëfinalen e zhvilluar sonte në ora 19:30, Selmani ka triumfuar kur është përballur me garuesin nga Uzbekistani, Mekhriddin Turakhonov, të cilin e ka dominuar bindshëm me rezultat 9:1.

Garuesi kosovar tashmë është gati për përballjen vendimtare, ku nesër do të luftojë për titullin botëror në kategorinë -60 kg kundër turkut Eray Samdan.

Për fitoren Selmani ka marrë vlerësime nga institucionet sportive. 

“Çfarë performance e Islamit në gjysmëfinale, çfarë ndeshje fantastike ishte kjo. Mundi garuesin e Uzbekistanit me rezultat 9:1. Urime. Kosova mbi të gjitha”, ka vlerësuar Federata e Karatesë së Kosovës.

“Çfarë arritje! karateisti islam selmani në finale të kampionatit botëror”, ka theksuar Komiteti Olimpik i Kosovës.