10:33 / 01.12.2025
Sot promovohen pesë vepra të Xhemail Mustafës
M.P. / RTKlive
Pesë vepra të Xhemail Mustafës do të promovohen sot në Bibliotekën e qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
Pjesë e kompletit të veprave janë “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Trumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”.
Xhemail Mustafa ishte njëri nga figurat më të rëndësishme të publicistikës dhe jetës politike shqiptare të pasluftës në Kosovë. Ai shquhej si këshilltar politik i presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova.























