Haradinaj në 113-vjetorin e FA: Krenari kombëtare
BKT
Lajme

Haradinaj në 113-vjetorin e FA: Krenari kombëtare

RTKlive

Në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij të thellë për të gjithë atdhetarët që, me guxim dhe dashuri për vendin, kontribuuan në ngritjen dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.

Haradinaj, në një postim në Facebook, theksoi se Forcat e Armatosura Shqiptare, sot pjesë e NATO-s, vazhdojnë me krenari të nderojnë trashëgiminë e lavdishme të paraardhësve, duke shkëlqyer në misione të ndryshme për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë, përfshirë edhe angazhimin e tyre në Kosovë si pjesë e KFOR-it.

“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut,” u shpreh Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme