Kurti: Për transformimin e stadiumit të Prizrenit mbi 12 milionë euro
BKT
Kulturë

Kurti: Për transformimin e stadiumit të Prizrenit mbi 12 milionë euro

RTKlive

( E plotësuar) Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Sharr.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për fillimin e punimeve për transformimin e plotë të stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren. Sipas postimit të tij në Facebook, kontrata për këtë projekt është tashmë nënshkruar dhe punët përgatitore kanë nisur.

Kurti bëri me dije se tribunave ekzistuese në lindje dhe perëndim do t’u shtohen edhe tribunat në veri dhe jug, duke e bërë stadiumin një nga arenat sportive më moderne në vend. Me një kapacitet prej rreth 7,800 ulëseve, stadiumi do të shërbejë si vend i tifozëve të KF Lirisë dhe sportdashësve të shumtë të qytetit.

“Kosova do të ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, shkroi Kurti, duke theksuar se investimet në stadiumet e futbollit në gjithë vendin tejkalojnë 200 milionë euro.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe bar

Kurti inspektoi punimet në Qendrën e Rinisë dhe Kulturës në Mamushë

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ministria e Kulturës, ajo e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Mamushës po zbatojnë projektin e Qendrës së Rinisë dhe Kulturës në Mamushë, i cili u inspektua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Gjatë vizitës, Kurti ishte i shoqëruar nga ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, dhe ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç, i informoi mysafirët në detaje për punimet që po zhvillohen.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmFoto: Enis Tabak /RTK

Qeveria mbështet Sharrin me gati 1 milion euro për qendrën e re kulturore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Sharr.

Ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Sharrit. Sipas marrëveshjes, Komuna ka hartuar projektin teknik, ndërsa financimi në vlerë prej 989,952 euro sigurohet nga qeveria në detyrë e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Objekti i ri do të përfshijë bodrum, përdhese dhe dy kate, me një sipërfaqe totale prej rreth 3,000 metrash katrorë. Punimet kanë nisur në fund të muajit tetor dhe pritet të përfundojnë brenda dy viteve.

Bëhet e ditur se gjatë vizitës, kryeministri Kurti u informua për ecurinë e punimeve dhe dinamikën e planifikuar. Ai uroi që procesi të vazhdojë me sukses dhe shpejtësi deri në finalizimin e plotë të objektit, duke theksuar rëndësinë që kjo Qendër do të ketë për jetën kulturore dhe artistike të komunës së Sharrit.


MË SHUME NGA Kulturë