Guerot-Osmani: Na nevojitet një partner i plotë për stabilitetin në rajon
BKT
Lajme

Guerot-Osmani: Na nevojitet një partner i plotë për stabilitetin në rajon

RTKlive

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka njoftuar përmes një postimi në X se në takimin me Presidenten Vjosa Osmani ka diskutuar për situatën politike dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në mënyrë që ato të jenë gjithëpërfshirëse. Ai ka theksuar edhe rëndësinë e mediave të lira dhe respektimin e gazetarëve.

"Faleminderit, presidente Vjosa Osmani, për një shkëmbim të besueshëm pikëpamjesh mbi situatën politike. Theksova rëndësinë që të gjitha partitë politike të jenë në gjendje të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që ato të jenë plotësisht gjithëpërfshirëse. Roli i mediave të lira është gjithashtu vendimtar në një demokraci funksionale. Gazetarët duhet të respektohen dhe, nëse është e nevojshme, të mbrohen", ka shkruar ambasadori francez. 

Në njoftim, ambasadori shkruan se shpreson që zgjedhjet të çojnë në formimin e një qeverie duke theksuar se Franca ka nevojë për një partner të plotë për stabilitetin në rajon dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Guerot ka bërë të ditur se e ka informuar presidenten Osmani për dëshirën e Francës për mbështetjen e tranzicionit energjetik, përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, përpjekjet e Kosovës për anëtarësim të plotë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, si dhe për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve.


MË SHUME NGA Lajme