14:52 / 11.12.2025
Drama `Gërrdia`, fituese e çmimit `Katarina Josipi`, premierë në TKK
Sh.G|RTKlive
Teatri Kombëtar i Kosovës pritet së shpejti të prezantojë premierën e radhës, dramën “Gërrdia”, veprën fituese të konkursit për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi” 2023, me autor Astrit Kabashi.
“Gërrdia” është një dramë bashkëkohore që tregon rrënimin e brendshëm të individit, identitetin e lënduar dhe barrën e rëndë të rutinës mbi jetën e protagonistit, Lekës. Me një gjuhë të thjeshtë dhe një ndërtim emocional të fuqishëm, shfaqja sjell në skenë një realitet të ashpër, por njëkohësisht të ndjeshëm dhe thellësisht njerëzor, njofton TKK.
Autor dhe regjisor i shfaqjes është Astrit Kabashi, ndërsa rolet i interpretojnë aktorët Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic dhe Rebeka Qena.























