Parku solar në deponinë e hirit (Video)
BKT
Lajme

Parku solar në deponinë e hirit (Video)

Arbresha Berisha|RTK

Një nga zonat më të ndotura të Kosovës pritet të shndërrohet në njërin nga prodhuesit kryesorë të energjisë së pastër në vend.

Kjo do të bëhet e mundur me realizimin e projektit më të madh solar me kapacitet 100 megavat, për të cilin tashmë është hapur faza e parë e tenderit nga Korporata Energjetike e Kosovës.

RTK ka kërkuar nga KOSTT-i të dijë nëse ka bërë vlerësimin teknik që kjo zonë e Obiliqit mund të absorbojë 100MË energji solare, megjithatë nga e njëjta nuk kanë kthyer përgjigje.

Projekti solar 4 Kosova sipas Korporatës Energjetike të Kosovës, është një nga projektet më të mëdha energjetike, derisa do të jetë nga impiantet më të mëdha diellore në Evropë, dhe i pari në rajon për nga kapaciteti.

Projekti do të marrë kohë disa vite për t’u realizuar, pasi tashmë është në fazën e parë.

Në fillim të javës u publikua Ftesa për Përzgjedhje Fillestare për dizajnimin, furnizimin dhe instalimin e impiantit.

Në rast se ky projekt realizohet, atëherë parashikimet janë që Kosova të shtojë dukshëm kapacitetet e saj të energjisë së ripërtërishme dhe të ulë varësinë nga importi.

 “Kostoja është shumë e lartë e energjisë elektrike. Çdo klient e ka mundësinë të kursej përmes këtij projekti. Projekti është shumë i mirëseardhur për Kosovën”. Ne i kemi partnerët tanë që janë evropian kanë jashtëzakonisht përvojë në këso lloj projekte që kanë kryer në Austri, Zvicër, Gjermani, ku për ne do të ishte më pak sfiduese në këtë projekt”, tha Xhevat Muqa, njohës i fushës, pronar kompanie.

Njohës të energjetikës, thonë se Kosova me vite nuk kanë investuar në sistemin energjetik, për çka sipas Adhurim Haxhimusës, projektet në energji të ripërtritshme janë shumë të rëndësishme për vendin.

“Në Kosovë që prej pasluftës sistemi elektroenergjetik ka qenë i lënë anash dhe ka pasur investime vetëm sa për ta mbajtur gjallë atë. Tranzicioni energjetik apo integrimi i burime të burimeve të ripërtritshme të energjisë , kurse kjo e erës dhe solarja kërkojnë investime shtesë si në transmision ashtu edhe në rrjetin e distribucionit që të mund t’i shtyjnë këto projekte përpara”, tha Haxhimusa.

Ky është projekti i parë i këtij lloji që shfrytëzon tokën e degraduar industriale për energji të ripërtërishme.

Kjo praktikë është e zakonshme në BE, por e pazbatuar deri më tani në vend, andaj edhe përshpejton përputhjen me standardet e BE-së.

 


MË SHUME NGA Lajme