Jepen çmimet ‘Katarina Josipi’, Kabashi dhe Kurtalani fitues
BKT
Foto: Edina Avdiu/ RTK
Kulturë

Jepen çmimet ‘Katarina Josipi’, Kabashi dhe Kurtalani fitues

K. K. / RTKlive

Ministria e Kulturës ka mbajtur sot ceremoninë e dhënies së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2025.

Astrit Kabashi mori çmimin e parë për dramën “Lufta” dhe çmimin e dytë për dramën “Pse ke frikë”.Çmimin e tretë e mori Florent Kurtalani për dramën “Kurora”.

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, uroi të dy fituesit e dramës origjinale shqipe “Katarina Josipi”. Ai tha se ministria vazhdon ta organizojë traditën e vlerësimit të dramave shqipe.

Kurse fituesi i dy çmimeve, Astrit Kabashi, theksoi se ky konkurs është një motiv shtesë edhe për dramaturgët dhe për gjeneratat e reja. Ndërkaq Florent Kurtalani tha se cikli i një drame ose i një teksti të shkruar përmbyllet kur del para audiencës.

Konkursi “Katarina Josipi” ka për qëllim vlerësimin dhe promovimin e krijimtarisë dramatike në gjuhën shqipe, duke mbështetur autorët vendorë dhe zhvillimin e dramaturgjisë bashkëkohore.

Çmimi “Katarina Josipi”, i emëruar në nderim të një prej figurave më të shquara të teatrit shqiptar, përfaqëson një nga vlerësimet më të rëndësishme në fushën e artit dramatik në Kosovë.

 


MË SHUME NGA Kulturë