Hargreaves takon Kurtin, shpreson për formim të shpejtë të institucioneve
A.B/ RTKlive
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se ka zhvilluar sot takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Hargreaves ka zbuluar se me Kurtin kanë diskutuar për zgjedhjet, teksa ka shtuar se shpreson për një proces zgjedhor të qetë që do të mundësoj formimin e shpejtë të institucioneve në vitin 2026.
"Sot u takova me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Diskutuam fushatën zgjedhore dhe shpresat për një proces zgjedhor të qetë, që mundëson formimin e shpejtë të institucioneve në vitin e ri. Kjo është thelbësore për përparimin urgjentisht të nevojshëm në fusha si buxheti kombëtar. Po ashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme të rifillojë përparimin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në integrimin evropian, si dhe të ndërmarrë masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejmë të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë. Shpresoj që me qeverinë e ardhshme të mund ta thellojmë partneritetin Mbretëri e Bashkuar-Kosovë", ka shkruar diplomati britanik në "Facebook".























